Transparenca teknike
Përpunimi dhe kodi burimor janë të hapur
Çdo metrikë që shihni vjen nga një burim i verifikueshëm. Proceset e pastrimit dokumentohen që të mos mbetet asgjë e paqartë.
Të dhënat janë publike
Përdorim datasetet e hapura nga institucionet e Kosovës, rajonit dhe burime publike ndërkombëtare, duke i ruajtur të arkivuara për t'u konsultuar.
Përpunimi është i gjurmueshëm
Scraper-at dhe pastrimet dokumentohen në repo: mund të riprodhoni hapat dhe të shihni çdo transformim, pavarësisht nga burimi.
Kodi është i hapur
E gjithë platforma është nën AGPL-3.0. Shikoni, forkojeni ose ripërdoreni pa pasur nevojë të na besoni neve.
Kufizimet dhe përgjegjësia
Informacion “as is”
Vlerësojmë saktësinë, por gabimet janë të mundshme. Ky projekt nuk zëvendëson dokumentet zyrtare.
Çfarë duhet të dini
Përdorni rezultatet me kujdes dhe krahasojini me burimin origjinal kur merrni vendime.
- Mund të ndodhin gabime nga burimet zyrtare ose nga përpunimi ynë. Verifikoni gjithmonë me dokumentet zyrtare.
- Platforma ofrohet "as is" pa asnjë garanci apo mbulim përgjegjësie për vendimet që merrni.
- Nuk mbledhim ose shfaqim të dhëna personale. Fokusi ynë është vetëm te informacioni publik.